Policia jep detaje për ngjarjen në Durrës: Sherr mes fqinjëve, plagosen nënë e bir

Share

Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pas një sherri për motive banale mes fqinjëve në Durrës.Raportohet se shkak i sherrit është bërë sherri për parkimin e makinave mes fqinjëve të katit të parë dhe katit të dytë në një pallat në lagjen 12 në Durrës.

Fillimisht palët janë zënë me grushte, mjete të forta dhe më pas njëri komshi ka shtënë me armë zjarri në drejtim të komshiut tjetër dhe kanë mbetur të plagosur një 23-vjeçar dhe nëna e tij.

Të dy aktualisht ndodhen në spitalin e Durrësit. Vetëm falë ndërhyrjes së policisë është shmangur një ngjarje e rëndë, pasi mund të kishte të vdekur brenda të dyja familjeve. Mësohet se është arrestuar autori dhe janë shoqëruar gjithashtu dhe dëshmitarë okularë, për të sqaruar më tej detajet e ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 23.02.2021, rreth orës 20:10, në lagjen nr.12, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta (për vende parkimi), fillimisht me sende të forta,  shtetasi J.Z., rreth 45 vjeç, ka plagosur  me armë zjarri në këmbë shtetasin F. Ç., rreth 23 vjeç.

Si pasojë e të shtënave është plagosur në këmbë dhe  shtetësja V. Ç., rreth 45 vjeçe, ( e ëma e shtetasit F. Ç.,),  e cila ndodhej në momentin e konfliktit dhe është dërguar në spital nga shërbimet e Policisë dhe ndodhet bashkë me djalin  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 Autori i dyshuar shtetasi Z. J., është shoqëruar menjëherë në ambientet e Policisë Durrës për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Share

Komente