Policia jep detaje për rrahjen e djalit të Nenad Rashiqit, të përfshirë 8 persona

Share

nenad rasic foto fonet 1470079472 960407

Gjatë ditës së sotshme, djali i politikanit serb, Nenad Rashiq ka qenë pjesë e një rrahje që ka ndodhur në fshatin Llapnasellë.

Në lidhje me këtë rast, Indeksonline ka kontaktuar zëdhënësen e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.”
“Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.”

“Bazuar në informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.”

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i mitur).”

“Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, u shprehë ajo./Indeksonline/


Share

Komente