Policia jep detaje rreth rrahjes së djalit të politikanit serb të Kosovës

Share

policia e kosoves a 280x280 1

Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graçanicës.

Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmetaj ka konfirmuar rastin.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën  për një rrahje në progres në afërsi të shkollës në Llapnasellë, ku kanë qenë të përfshirë disa persona.  Me të marrë informatën njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin  e ngjarjes. Bazuar në  informacionet e para dyshohet se një person mashkull , ka pësuar lëndime  dhe i njëjti është dërguar  për trajtim mjekësor”, ka thënë ajo.

“Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor 8 persona të dyshuar (prej tyre një i  mitur). Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen.”, shtoi Ahmetaj.

Djali i politikanit serb në Kosovë, Nenad Rashiq, raportohet se është rrahur teksa po dilte nga shkolla në Llapnasellë të Graçanicës.

Sipas informacioneve të para ai është sulmuar nga një grup personash, të cilët thuhet se kanë pasur me vete edhe mjete të forta.

 


Share

Komente