Policia jep detaje të reja për rastin në Valis, arrestohet i dyshuari
Një operacion i madh policor ka nisur që nga mëngjesi i së hënës në kantonin Valis, pasi si pasojë e të shtënave dy persona kanë vdekur dhe një ka mbetur e plagosur.
Sipas informatave të fundit nga policia kantonale, autori i dyshuar është arrestuar, shkruan Blick, përcjell albinfo.ch.
Falë forcës policore të dislokuar, sulmuesi i dyshuar u ndalua nga agjentët e Policisë Ndërkomunale të Crans-Montana VS ndërsa ai ishte në rajonin St-Léonard në orën 3:43 pasdite teksa është arrestuar me urdhër të prokurorit publik.