Policia kërkon ndihmë për lokalizimin e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për të arrestuar një nga të dyshuarit e përfshirë në grabitjen me armë zjarri në Suharekë.
“Policia e Kosovës është duke hetuar rastin e grabitjes së armatosur dhe plagosjes së zyrtarit policor, të ndodhur me datën 22.11.2023 në argjendarinë në Suharekë. Lidhur me këtë rast, një person i identifikuar ende është në arrati dhe ndaj të njëjtit është lëshuar urdhërarresti nga organet e drejtësisë. Personi i cili po kërkohet është Korab (Zeqir) Gashi, i lindur me 01.03.1982 në Prishtinë, me numër personal 1014599319. Për identifikimin dhe arrestimin e tij kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë atyre që kanë informata të rëndësishme”, njofton Policia, përcjell albinfo.ch.