Policia Kufitare bllokon 36 mjete lundruese përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, ndëshkohen drejtuesit

0
Shpërndaje lajmin

Departamenti i Policisë Kufitare/Siguria e pushuesve, prioritet i punës së Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare vijojnë verifikimet ndaj mjeteve lundruese, me qëllimin e vetëm parandalimin e incidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e pushuesve.
Nga Ksamili në Koman, Policia Kufitare ka bllokuar 21 mjete lundruese.
Mjetet e bllokuara: 11 Jet Ski, 4 gomone, 4 skafe dhe 2 varka.
15 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e Vlorës, 3 nga Policia Kufitare e Shkodrës dhe dhe 3 nga Policia Kufitare e Durrësit.
Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, ushtrim i aktivitetit të turizmit detar në kundërshtim me ligjin, tejkalim i numrit të pasagjerëve të lejuar në bord, mosregjistrim i mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar dhe mungesë dokumentacioni.
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000 deri në 100 000 lekë.
– Në Tale, Shëngjin, Velipojë, Durrës, Dhërmi, Radhimë dhe Sarandë janë bllokuar 11 mjete lundruese Jet Ski. Njëri nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, konkretisht në trajektoren e lëvizjes së trageteve të linjës Sarandë-Korfuz; 8 drejtues u ndëshkuan secili me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord, ndërsa 2 drejtues u ndëshkuan me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar me ligj.
– Në Koman, Dhërmi, Orikum, Vlorë, Ksamil dhe Sarandë janë bllokuar 4 mjete lundruese gomone, 4 mjete lundruese skafe dhe 1 varkë. Secili nga drejtuesit u ndëshkua me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë të dokumentacionit në bord.
– Në Sarandë u bllokua një varkë plastike. Drejtuesi i saj u ndëshkua me masat administrative 100 000 lekë dhe 20 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar dhe për tejkalim të numrit të pasagjerëve të lejuar në bord.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.
Gjithashtu, fton qytetarët që për çdo rast të shkeljes së perimetrit të sigurisë dhe të përdorimit të mjeteve lundruese në mënyrë të parregullt, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke iu garantuar reagim të shpejtë, në bazë të ligjit.
Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *