Policia ndalon 50 shtetas sirianë në grykëderdhje të Vjosës

Share

Policia e Vlorës ka ndaluar 50 shtetas sirianë mbrëmjen e së premtes pranë grykëderdhjes së lumit Vjosë.

Operacioni policor është zhvilluar në fshatin Poro të njësisë administrative Novoselë. Nga të dhënat e para dyshohet se shtetasit sirianë do të niseshin me gomone në drejtim të Italisë.

Mësohet se në këtë operacion kanë marrë pjesë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Delta Forca dhe Policia Kufitare.


Share

Komente