October 18, 2021

Policia ndalon tetë shqiptarë pa letra qëndrimi dhe pune në Gjermani

Shpërndaje lajmin

Të Dielën, më 19 Shtator, Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare në autostradën A8 në Walserberg ka arrestuar në një autobus shqiptar tetë shtetas të Shqipërisë.

Nga aty, ajo i ka kthyer ata  përsëri atje nga kishin ardhur, në Austri, shkruan traunsteiner-tagblatt.de.

Personat e kapur donin të punonin në një kantier ndërtimi, pa pasur letrat e nevojshme të punës

Tetë burra midis moshës 21 dhe 55 vjeç u kanë treguar zyrtarëve pasaportat e tyre shqiptare dhe certifikatat e punëdhënësit nga një kompani ndërtimi gjermane, transmeton albinfo.ch.

Por, siç është parë nga policët, ata nuk kishin lejet e qëndrimit në Gjermani, të cilat mundësojnë punësimin atje.

Policët gjithashtu kanë zbuluar edhe disa mospërputhje në certifikatat e punëdhënësit të tetë personave të kapur kështu që kanë kontaktuar edhe atë përcjell albinfo.ch. Me këtë rast doli se certifikatat e paraqitura ishin të falsifikuara.

Policia Federale në Freilassing ka raportuar tetë shqiptarët për falsifikim dhe tentim hyrjeje të paautorizuar në Gjermani. Kështu, i ka detyruar ata që të ktheheshin përsëri në Austri.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *