Policia në Maqedoninë e Veriut mund t’ju konfiskojë veturën deri në 3 muaj për këto arsye

Share

Parlamenti para Vitit të Ri e ka sjellë Ligjin për siguri në komunikacion, sipas të cilit policia do të mund në mes të autostradës apo kudo qoftë të heq tabelat e automjetit dhe të ju largoj nga komunikacioni në qoftë se ka dyshime se vetura ka probleme teknike.

Këto vetura policia ka të drejtë ti mbaje deri në 90 ditë, shkruan SDK.

Këto risi sollën deri në zbulimin e një numri të madh të automjeteve private si dhe të firmave të cilat ishin të paregjistruara, edhe atë me vite, si dhe në vetura me probleme teknike, të cilat shpesh here janë faktor të aksidenteve në komunikacion, për shkak se janë të njohura si vetura – vrasëse.

Nga komunikacioni do të largohen menjëherë këto automjete, si dhe shoferët të cilët nuk kanë leje për qarkullim apo me leje qarkullimi pa afat, si dhe ata të cilët vozisin në ndikimin e barnave antidepresive të rënda, që vozisin të lodhur, nën ndikimin e alkoolit dhe të droguar.

“Pjesëtari i policisë mund të heq veturën nga komunikacioni dhe përkohësisht ta merr veturën deri në vërtetimin e rregullsisë teknike, mirëpo jo më gjatë se 3 ditë pune. Në qoftë se vërtetohet problemi teknik, automjeti do të konfiskohet për 90 ditë” thuhet në ndryshimet ligjore.

Të gjitha harxhimet për këto raste do ti mbuloje shoferi, thuhet në ligj

Me qëllim që të sanksionohen vozitësit, të cilët shpesh here paraqiten si kryerës të kundërvajtjeve në komunikacion, të cilat shpesh herë janë faktor të aksidenteve në trafik me pasoja të rënda, propozohet sanksioni – ndalesë e vlefshmërisë së lejes të qarkullimit nga kategoria në të cilën është shqiptuar sanksioni – ndalesë për vozitje, në qoftë se në periudhën 1 vjeçare nga dita e vendimit të plotfuqishëm të sanksionit kanë kryer shkelje tjetër në komunikacion për të cilin parashihet sanksioni përkatës – ndalesë e vozitjes së automjetit.

Ndryshe, me këto ndryshime rritet kufiri i moshës për vlefshmërinë e lejes së qarkullimit. Deri tani lejet kanë vlejtur deri në moshën 70 vjeare, nga tani deri në moshën 75 vjeçare do të mund të vozitet./portalb.mk


Share

Komente