Policia thotë se të hënën është situatë e qetë në veri
Policia e Kosovës ka njoftuar për KOHA se të hënën situata është e qetë, pas sulmeve të së dielës nga një grup terrorist ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti rreshteri Afrim Bunjaku i vrarë dhe të vdekur mbetën edhe tre sulmues.
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të dielën se gjashtë persona janë ndaluar për 48 orë për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe dyshohen për disa vepra penale.
“Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Sulm kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, janë veprat për të cilat dyshohen të arrestuarit, përcjell albinfo.ch.