Shpërndaje lajmin

Në llogarinë e saj në Instagram, Stapo Cyrih (Policia e Qytetit) angazhohet që, përmes videos, profesionin e policisë ta bëjë tërheqës për të rinjtë, trasnmeton albinfo.ch. Një shembull personal këtu e jep Donjeta Balaj.
Stapo Cyrih përbëhet nga 1700 anëtarë të korpusit dhe mbi 500 punonjës civilë. Si policia e tretë më e madhe, ajo dëshiron të ndërgjegjësojë edhe brezin e ri për këtë profesion.

Mungesa e punëtorëve të kualifikuar vërehet edhe në policinë e qytetit të Cyrihut, shkruan nau.ch. “Është e rëndësishme që të bëjmë të njohura pozicionet tona të trajnimit për punonjësit e mundshëm. “Në përgjithësi, ne vëmë në dukje ofertat tona si punëdhënës dhe diversitetin e profesionit të policisë” thotë zëdhënësi i kësaj policie, Michael Walker.
Donjeta Balaj jep shembullin e saj personal
Policja e re Donjeta Balaj tregon  në një video, në Instagram të Stapo Cyrihut se çfarë i pëlqen në punë, transmeton albinfo.ch. Për Donjetën, puna në polici përfshin mundësi trajnimi dhe zhvillimi të mëtejshëm, si dhe shumëllojshmëri për të dhe ekipin e saj.
Në videon që është shpërndarë përmes instagramit, Donjeta tregon çaste nga përditshmëria e saj si police, në terren, pastaj në ushtrimet e saj në palestër apo dhe në qitje me armë.
Ka pasur reagime shumë pozitive për videon. Një përdorues shkruan: “Është bukur të shohësh policë me emra shqiptarë në Zvicër. Fat të mirë në të ardhmen”.

Ndërsa për Stapo, reklamimi i profesionit të policisë përmes mediave sociale është pjesë e punës së saj, përcjell albinfo.ch. “Aktualisht jemi në gjendje të plotësojmë të gjitha pozicionet tona të trajnimit për aspirantët e policisë: Për të arritur vëmendjen e duhur, postimet në media sociale kontribuojnë në sukses”, shpjegon Walker.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *