Politikania serbe nga Kosova “habit” me deklaratën e saj: Ndjehem e rrezikuar nga presidenti Vuçiç

Share

Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkoviç, ka deklaruar për median serbe “Nova.rs”, se Ministria e Brendshme e Serbisë ia ka hequr masën e mbrojtjes nga afër dhe se ndjehet e rrezikuar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“E bënë këtë në momentin kur është duke u zhvilluar procedura gjyqësore me Milan Radoiçiqin dhe zyrtarin e BIA-s Bojan Dimiq, si dhe pas zgjedhjeve në Kosovë. Kur ai dje e përmendi Nenad Rashiqin, e djali i tij u rrah sot, ai ka lëndime në kokë”, tha Trajkoviç, e cila është në një koalicion me Rashiç.

Ajo shton se lista e tyre në zgjedhje tejkaloi në mënyrë të paplanifikuar vlerësimet që i dhanë asaj, dhe tregon se votat nuk janë numëruar ende.

“Për shkak të fushatës së Listës Serbe, të cilën ajo e zhvilloi në Kosovë, jo vetëm që ata morën 10 vende në parlament, por ata gjithashtu i bënë presion Goranëve në zgjedhje. Gjithashtu, enklavat votuan për kandidatët boshnjakë të cilët janë nënkryetarë në Mitrovicë dhe kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Rakiqin. Serbët në Graçanicë u detyruan të votojnë për romët”, thotë Trajkoviç dhe shton se krijuesi ideologjik i kësaj është Aleksander Vuçiç.

 


Share

Komente