January 12, 2022

Polonia paralajmëron BE-në për përshkallëzim të krizës me emigrantë

Shpërndaje lajmin

Polonia ka paralajmëruar për një përshkallëzim “të armatosur” të konfliktit që përfshin migrantët e grumbulluar pranë kufirit me Bjellorusinë, ndërsa komuniteti botëror reagoi ndaj krizës më të fundit të emigrantëve në Evropë.

Varshava refuzon hyrjen e emigrantëve dhe thotë se është gati të mbrojë kufijtë e saj. Komisioni u kërkon 27 anëtarëve të godasin regjimin e Lukashenkos me një raund të ri sanksionesh. Polonia regjistroi mbi 23 000 hyrje të paligjshme nga lindja këtë vit, gjysma e të cilave vetëm në tetor. Berlini i kërkon Brukselit të veprojë dhe të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht Poloninë nga Bjellorusia, ndërsa Minsku paralajmëron Poloninë për të shmangur provokimet.

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller tha se 3 mijë deri në 4 mijë emigrantë të tjerë po mblidheshin pranë kufirit. “Ne presim që në të ardhmen e afërt të ketë një përshkallëzim të këtij lloji në kufirin polak, i cili do të jetë i një natyre të armatosur”, tha ai.

Polonia dhe vende të tjera të BE-së kanë akuzuar Bjellorusinë se po përpiqet të provokojë një krizë të re refugjatësh në Evropë në shenjë hakmarrjeje për kritikat e tyre ndaj goditjes brutale të opozitës nga Aleksandër Lukashenko. Situata është përkeqësuar të hënën kur autoritetet shoqëruan rreth 1000 njerëz në kufirin polak.

Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë hodhi poshtë sot akuzat e Varshavës se Minsk po koordinon valën e emigrantëve që përpiqen të kalojnë në Poloninë fqinje. “Ministria e Mbrojtjes së Bjellorusisë i konsideron akuzat e palës polake si të pabaza dhe të pabazuara”, thuhet në një deklaratë ku akuzohet Polonia për rritjen e tensionit “qëllimisht”.

Bjellorusia paralajmëron Poloninë kundër çdo “provokimi” në kufirin midis dy vendeve, ku mijëra emigrantë po grumbullohen me shpresën për t’u bashkuar me BE-në.

“Ne duam të paralajmërojmë palën polake paraprakisht kundër përdorimit të çdo provokimi, kundër Bjellorusisë për të justifikuar çdo veprim të paligjshëm luftarak kundër migrantëve”. Kjo u bë e ditur nga një deklaratë e Ministrisë së Jashtme të Minskut, transmeton Cnn, përcjell Albinfo.ch.

Gjermania i kërkon BE-së të veprojë dhe të ndihmojë në ndalimin e fluksit të emigrantëve që kalojnë ilegalisht Poloninë nga Bjellorusia.

“Polonia apo Gjermania nuk mund ta bëjnë këtë të vetme”, tha ministri i Brendshëm i përkohshëm Horst Seehofer për të përditshmen Bild.

“Ne duhet të ndihmojmë qeverinë polake të mbrojë kufirin e saj të jashtëm. Kjo do të ishte në fakt detyra e Komisionit Evropian. Tani unë i bëj thirrje atyre të veprojnë,” tha ai.

Në një intervistë me Bild Seehofer ai tha se mbështet vendimin e Polonisë për të ndërtuar një mur kufitar.

“Ne nuk mund t’i kritikojmë për mbrojtjen e kufijve të jashtëm të BE-së. Jo përmes përdorimit të armëve të zjarrit sigurisht, por me mjete të tjera që janë në dispozicion”, shtoi ai.

Situata tashmë shumë e tensionuar mes Minskut dhe Brukselit është përkeqësuar pasi qarkulluan imazhet e qindra refugjatëve që marshonin drejt kufirit polak. Varshava e refuzoi hyrjen e tyre dhe tha se ishte gati të mbronte kufijtë e saj, ndërsa Komisioni i BE-së u kërkoi 27 vendeve të godasin regjimin e Lukashenkos me një raund të ri sanksionesh.

Këtë vit, Polonia regjistroi mbi 23 000 hyrje të paligjshme të emigrantëve nga lindja, pothuajse gjysma e të cilave në tetor. Një shenjë se Bjellorusia po rrit presionin ndaj Evropës, në shenjë hakmarrjeje për sanksionet.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *