Pompeo sulmon Iranin: Është baza e re e Al Kaedës

Share

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo lëshoi akuza të ashpra ndaj Iranit, duke e cilësua republikën islamike si “bazën e re” të organizatës xhihadiste Al Kaeda.

“Teherani është më i keq se Afganistani në kohën e sulmeve të 11 shtatorit,” tha Pompeo.

Më pas, shefi i diplomacisë amerikane konfirmoi zyrtarisht për herë të parë vrasjen e numrit dy të Al Kaedës Abdullah Ahmed Abdullah, me pseudonimin Abu Muhammad al-Masri.


Share

Komente