Posta digjitale do të zëvendësojë sportelet me staf në Zvicër
Së shpejti, punonjësit nuk do të shesin më pulla, nuk do të renditin postën ose nuk do të ofrojnë shërbime të tjera postare. Në vend të kësaj, klientët do të kryejnë të gjithë biznesin e tyre përmes sporteleve të automatizuara, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi i këtij ndryshimi është të ulë koston e shërbimeve që nuk përdoren më aq shpesh sa më parë, sipas CEO të Swiss Post, Roberto Cirillo.
“Pagesat në sportele ranë me gati një të pestën në tremujorin e parë. Shifrat tregojnë se njerëzit nuk kanë më nevojë për këtë shërbim”, tha ai.
Duke mbyllur sportelet e vjetra dhe duke ndjekur dixhitalizimin e shërbimeve, Posta po ndjek shembullin e një kompanie tjetër të madhe: Hekurudhat Federale Zvicerane (SBB), e cila njoftoi se do të hiqte sportelet e biletave nga nëntë stacione në kantonet e Cyrihut, Vaud, Bernë, Zug dhe Ticino, duke i zëvendësuar me makina të automatizuara.