“Posteri i Këlliçit damkë për Tiranën”, Veliaj: Kanë bërë një autogol të shkëlqyer
Kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj në një intervistë në emisionin Review në Euronews Albania e cilësoi posterin e Belind Këlliçit me gishtat e mesit si një damkë për Tiranën.
Sipas Veliajt, me atë poster kundërshtarët e tij politikë kanë bërë një autogol të shkëlqyer.
“Nëse ky është imazhi i tyre zyrtar, kanë bërë autogolin më të madh brenda një fushatë që mund të vishte bërë. Është gjëja më e ulët që dikush ka bërë zyrtarisht në një fushatë, ta kesh bërë këtë me komision është autogoli më gjenial që një dizajner fushate mund të bënte. Është një damkë për kundërshtarin që pasi premtoi çdo gjë falas dhe nuk e besoi njëri, i ngriti gishtin e mesit Tiranës”, tha Veliaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama apo Veliaj, kush e drejton Tiranën? Kryebashkiaku: E imja 29 herë më e madhe…
A duhet ta pimë ujin që na vjen në rubinet? Veliaj: Përgjegjësi e qytetarëve!