“Postimi i Salah është plotësisht normal”, Klopp: Edhe unë u dorëzova në garën për Champions League
Pas suksesit të mbrëmshëm të Manchester United ndaj Chelsea, “të kuqtë” e Liverpool mbetën zyrtarisht jashtë zonës Champions dhe sezonin e ardhshëm do të garojnë në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm në Evropë, UEFA Europa League.
I pari që i kërkoi “falje” tifozëve ishtë “faraoni” i “Anfield”, Mohamed Salah, ndërsa ditën e sotme nga konferenca për shtyp në prag të sfidës së fundit të Premier League ndaj Southampton, tekniku Jurgen Klopp foli dhe për postimin e egjiptianit, teksa e konsderoi plotësisht normal.
“Natyrisht ju e kuptoni kur tashmë është një fakt, por ishte një moment kur edhe unë, që jam një person optimist nga natyra, u dorëzova.
Përsa i përket postimit të Salah është një gjë absolutisht normale. Në botën e rrjeteve sociale ka kaq shumë gjëra të këqija, por nuk mendoj se kjo është pjesë e saj. Ishte thjesht përshkrim i një gjendje shpirtërore”,- u shpreh tekniku Jurgen Klopp. /i.m /