Pothuajse gjysma e rritjes së qirasë në Cyrih u gjet e pajustifikuar

0
Shpërndaje lajmin

Më shumë se 45 për qind e rritjeve të fundit të qirasë në qytet janë të pajustifikuara, sipas Walter Angst, zëdhënës i Shoqatës së Qiramarrësve të kantonit, përcjell albinfo.ch.
Shoqata analizoi 5000 qira me një kalkulator të posaçëm të krijuar vetëm për këtë qëllim.
Ajo arriti në përfundimin se më shumë se 48 për qind e tyre ishin ‘abuzive’ – pra që arrinin në më shumë se 3 për qind të lejuar nga ligji i qiradhënies për qiratë bazuar në normën e referencës prej 1.50 për qind, e cila hyri në fuqi më 3 qershor.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *