September 25, 2021

Prag sfida me Realin, Inzaghi: Duhet një ndeshje perfekte

Shpërndaje lajmin

“Respekt për Real Madridn, por pa frikë,” ishin fjalët e Simone Inzaghi pak para debutimit të tij në Champions me Interin.

Ai është shprehur se i ka idet e qarta dhe tregoi besim dhe optimizëm.

I pyetur se a do të ndikojë humbja e dyfishtë e Interit përballë Realit vitin e kaluar, ai u përgjig:

“Ajo që ka shkuar ka shkuar, përfshirë edhe sfidën e dyfishtë sezonin e kaluar përballë Realit. Ne kemi një mundësi të shkëlqyeshme për të shkruar një faqe të rëndësishme për të tashmen tonë. Nuk do jetë një grup i lehtë, por në duam të kalojmë tutje.”


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *