September 25, 2021

Prapaskenat në PD, Aron Shehaj: Ju tregoj përse u ftoha me Bashën, Kadilli burrë shumë i mirë

Shpërndaje lajmin

Agron Shehaj në 13 qershor kandidon për postin e kryetarit të PD-së, duke sfiduar Lulzim Bashën, i cili e afroi në të djathtën shqiptare 4 vite më parë. Mbrëmjen e sotme, Shehaj tregoi për herë të parë se me Bashën ka pasur një krisje të marrëdhënieve përpara zgjedhjeve.

Po. Është e vërtetë. Por kjo nuk do të thotë se unë kisha vendosur të konkurroja. Ftohja ka ndodhur. Mendoja se ftohja do ikte. Ftohja ka pasur të bëjë edhe me strategjinë elektorale. Largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Ishte një vendim shumë i rëndë, me pasoja shumë të rënda për PD-në” tha ai.

Por a i ka borxh Bashës faktin që e afroi në PD? “Borxh u kam demokratëve dhe shqiptarëve” tha Shehaj. A ka frikë që mund të përjashtohet nga PD nëse humbet? “E përjashtoj përjashtimin” ishte përgjigja e tij te “Zonë e Lirë”.

Bindjen e kishte të fortë “kam një mbështetje të gjerë, jo unë si njeri, por idetë dhe bindjet e mia”. I pyetur për rivalët në garë, Shehaj u shpreh “Bardhi (Kadilli) burrë shumë i mirë, por nuk kemi të njëjtat ide” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *