Prej 5 ditësh pa energji elektrike në fshatrat e Dibrës, asnjë nuk iu vjen në ndihmë banorëve: Nuk na përgjigjen as në telefon

Share

Zona e Kalasë së Dodës prej 5 ditësh pa energji elektrike. Shiu i akullt, një fenomen i që ndodh pothuajse për çdo vit, ka shkatërruar gjithë rrjetin përçues në fshatrat e Dibrës.

Pjesa më e madhe e shtyllave dhe e telave përçues në fshatrat Shullan, Plostan dhe Vasie të Kalasë së Dodës janë këputur, duke lënë zonën pa energji. Banorët ankohen se prej 5 ditësh në zonë nuk është parë asnjë elektriçist, madje as nuk u përgjigjen as në telefon.

Ato tregojnë se vitet e fundit ka ndodhur shpesh të këputen telat apo shtyllat, por që i kanë riparuar vetë, herë duke tërhequr shtylla me makinat e tyre e herë duke paguar elektriçistë privatisht.


Share

Komente