Preku pikën më të thellë të tokës, e vërteta e Flamurit Shqiptar në nëndetësen “Triton”

0
Shpërndaje lajmin

Ditën e djeshme, gjatë një reportazhi mbi nëndetesen Titan, u shfaq flamuri shqiptar. Pas kësaj kanë nisur hipoteza të shumta, por në fak flamuri shqiptar nuk ka qenë në nëndetësen Titan, por në simotrën e saj Triton.
Flamuri i Shqipërisë ka arritur në pikën më të thellë të tokës, në shpellën Mariano.
Përgjigja se çfarë bën flamuri shqiptar në një mision në Oqeanin Paqësor jepet nga faqja zyrtare e Five Deeps Expedition:
“Vendosja e flamurit Kuq e Zi të Shqipërisë në nëndetësen “Triton” dhe në uniformën e pilotit të saj Viktor Veskov, është një akt në respekt të popullit të jashtëzakonshëm shqiptar dhe në veçanti edhe të një gruaje shqiptare (Monica Beu) e cila është partnerja dhe mbështetësja e palëkundur e ekspeditës.”
Vetë piloti, Viktor Veskov (Victor Lance Vescovo), është një ish oficer i Marinës Amerikane, aktualisht investitor, bashkëthemelues dhe partner menaxhues i kompanisë bilionere “Insight Equity Holdings”. Pasioni i tij janë udhëtimet, alpinizmi dhe ekspeditat e zhytjeve në thellësi të mëdha.
Në mënyrë unike, Veskov është i vetmi njeri i gjallë në tokë që ka mundur të zbresë në humnerat më të thella të të pesë oqeaneve të globit, gjë kjo që qe bërë e mundur në kuadër të programit “Five Deeps Expedition” ku ai përdori për zhytje mjetin e tij nënujor “DSV Limited Factor”, një nëndetëse dy vendëshe, model “Triton 36000/2”./ /
Monica Beu:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *