Tifozët do të kthehen në tribuna këtë edicion në Premier League, kanë njoftuar të hënën mediumet angleze.
Kryeministri britanik Boris Johnson ditëve në vijim do të konfirmojë hapjen e stadiumeve prej datës 17 maj.
Hapja e stadiumeve do t’ua mundësojë ekipeve nga Premier League që xhiron e fundit të këtij edicioni ta luajnë në praninë e tifozëve pasi do të lejohen deri në dhjetë mijë tifozë në tribuna./arbresh.info/