Presidenca-Ramës: 3 milionë shpulla më 25 prill për ty dhe diplomatët e korruptuar

Share

Presidenca ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama pas vlerësimit që iu bë ish-kreut të KED, Ardian Dvorani nga ana e DASH për luftën ndaj korrupsionit.

Përmes një postimi të zëdhënësit të presidentit Meta, Tedi Blushi, thuhet se “Ramaforma”, siç e konsiderojnë nga zyra e Presidencës Reformën në Drejtësi, do të “ngordhë me 25 Prill”.

Në postim thuhet se shqiptarët do të votojnë kundër qeverisë Rama, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar.

“O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. Shqipëria e para dhe e pamposhtur”, tha Blushi.

Gjatë ditës së sotme sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka vlerësuar luftuesit e korrupsionit në mbarë botën dhe për Shqipërinë u vlerësua ish-kreu i KED. Pas këtij lajmi reagoi edhe Kryeministri Edi Rama që tha se është inkurajim i madh për ata që luftojnë për Reformën në Drejtësi./tvklan

O faqezi, Ramaforma jote ngordh më 25 prill me 3 milion shpulla dhe shkelma të shqiptarëve, kundër teje, oligarkëve dhe diplomatëve të korruptuar deri në palcë. SHQIPËRIA E PARA DHE E PAMPOSHTUR! 🇦🇱

Posted by Tedi Blushi on Tuesday, February 23, 2021


Share

Komente