‘President, si votohet me shpata?’, Braçe i kthehet Metës: Ka veç dhunën në mendje e dhunën predikon

Share

Vijojnë replikat Presidencë-Qeveri sa i takon zgjedhjeve të 25 prillit.

Ishte presidenti Ilir Meta i pari që ditën e sotme deklaroi se shqiptarët nuk i ndal dot askush e në 25 prill do të votojnë me shpata.

Ndërkohë që zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi i është përgjigjur zv.kryeministrit Erion Braçe, duke i bërë thirrje që të heqë dorë nga marifetet me kartat e identitetit dhe tu bëj thirrje shqiptarëve që të dalin masivisht në votime.

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e zv.kryeministrit, i cili kërkon edhe njëherë që Meta t’i shpjegojë se si votohet me shpata, ndërkohë që e akuzon presidentin se i ka djegur një palë zgjedhje më parë, si askush tjetër.

Postimi i plotë:

JA KATANDIA!

NE VEND QE TE SPJEGOJ SE SI VOTOHET ME SHPATA DITEN E ZGJEDHJEVE;

PRESIDENTI I REPUBLIKES

MERRET ME MUA, FYEN, OFENDON, URDHERON, SHPIF!

Po te pyes edhe nje here president:

SI VOTOHET ME SHPATA?!

Afermendsh qe nuk besoj se BalkanËeb, Neës24, genjen mbi deklaraten tende.

Sepse u bene dy vite plot qe,

Presidenti i Republikes ka vec dhunen ne mendje e dhunen predikon;

KJO ESHTE E PAPRANUESHME!

Nje pale zgjedhje i shkaterrove, i dogje,

i pervelove ne zjarr e flake si kurre ndonjehere ndokush me pare;

Keto te tjerat po kerkon me ngulm ti njesosh me dhunen mbi te ndryshmin por me shume, mbi cilindo qe do te zgjedhe me vote lirisht, pa ty e pa ushtaret e dhunes neper kembe mu sic KUSHTETUTA thote.

As ta ka kush per borxh e as ka nerva me kush te degjoj cdo dite thirrjet e tua per dhune, dhune per cdo gje-pjese e filozofise fashiste qe nuk njeh voten por e sjell ate si farse, ne funksion te nje verdikti te dhunshem pertej votes, kurre popullor, madje kunder popullit!

E fundit, boll me sulmin ndaj medias, gazetareve qe nuk mendojne si ju!

Nuk eshte faji i tyre qe Presidenti i Republikes flet me shpata ne goje!

Nuk e ka fajin kurre pasqyra per cfare ka perballe!


Share

Komente