April 14, 2021

Presidenti bjellorus Lukashenko: Gati të largohem

Shpërndaje lajmin

 

Alekasandër Lukashenko gjatë vizitës në një fabrikë në Minsk, pas dekadash në pushtet u shpreh se do t’i jepte mundësinë një presidenti tjetër që ta zëvendësonte në drejtimin e Bjellorusisë.

Ai iu drejtua të pranishmëve duke iu thënë se do të kishin presidentë të tjerë, dhe kjo ishte e garantuar. Por Lukashenko shtoi se kur të vinte presidenti i ri, njerëzit do të bënin krahasimin me ‘të dhe vetëm atëherë do e kuptonin.

Ai tha se studime sociologjike dëshmojnë se bjellorusët kanë frikë të humbasin stabilitetin dhe rendin në vend.

Opozita ruse të premten theksoi se shpreson të hyjë në bisedime me qeverinë në muajin maj në mënyrë që të zgjidhin krizën politike të vendit. Ndërkohë opozita ka nisur dhe një votim online për të zgjedhur përfaqësuesit e saj që do të negociojnë me ekzekutivin, dhe deri tani kanë votuar 200 mijë persona.

Bisedimet mund të jenë vërtet afër por shtypja në vend vazhdon. Të enjten një gjykatë ë Bjellorusi dënoi dy gazetare me akuzën se kishin shkelur rendin publik pasi kishin raportuar për një protestë. Gjykata e kryeqytetit Minsk dënoi me dy vjet burg dy gazetare të cilat punonin për televizionin Belsat të financuar nga Polonia./abcnews.al

 

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *