Presidenti i Finlandës nënshkruan ligjet e anëtarësimit në NATO

0
Shpërndaje lajmin

Finlanda tashmë është e gatshme për t’u anëtarësuar në NATO. Presidenti i Finlandës nënshkroi ligjet që mundësojnë një gjë të tillë.
Kjo në fakt ishte procedura e fundit pas aprovimit të tyre nga pjesa dërrmuese e Parlamentit finlandez, raporton euronews, përcjell Albinfo.ch.
Procesi i aderimit të Finlandës në Aleancë do të përfundojë pasi të jetë ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia, dy anëtaret e vetme të NATO-s që nuk e kanë bërë ende këtë.
Ankaraja ka dhënë dritën e gjelbër, por jo një datë, ndërsa Parlamenti hungarez ka caktuar 27 marsin.
Por, gjërat nuk shkojnë në të njëjtën mënyrë për Suedinë, që kërkoi anëtarësimin në Aleancë majin e kaluar dhe që Parlamenti i saj ratifikoi hyrjen këtë të mërkurë.
Lidhur me këtë, kryeministri suedez ka njoftuar se do të kërkojë sqarime nga Budapesti zyrtar përse Parlamenti hungarez zgjedh të mbështesë Finlandën dhe, nga ana tjetër, vazhdon të vonojë ratifikimin për Suedinë./Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *