Presidenti i Legias: Muçi është lojtari i së ardhmes, talent i madh

Shpërndaje lajmin

Ernest Muçi është duke fituar pak nga pak hapëëira me Legian e Varshavës teksa pritshmëritë e polakëve për ish-futbollistinbe Tiranës janë të mëdha. Megjithatë, të gjithë në klub, duke nisur nga stafi teknik deri te presidenti besojnë te cilësitë e sulmuesit.

Së fundmi, presidenti i Legias, Darious Mioduski, thekson se Muçi është lojtari i së ardhmes dhe nuk u transferua me qëllimin që të ishte lojtari i titullit në këtë sezon, ndërsa shton se shqiptari është talent i madh.

“Filozofia jonë në merkaton e dimrit ishte për të sjellë lojtarë të së ardhmes, jo për të fituar titullin. Për disa elementë e dinim shumë mirë se do të kërkohej koha. Ernest Muci është një talent i madh. Është vetëm 20-vjeç dhe ka kontratë afatgjatë me ne. Duhet të ambientohet dhe të mësohet me realitetin e ri. Erdhi nga Shqipëria ku loja është më shumë teknike dhe më pak fizike sesa te ne. I vetmi dështim plani me merkaton dimërore ishte rasti i Rusin”, u shpreh presidenti Mioduski.

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *