Presidenti i ri, çfarë duan shqiptarët?

Shpërndaje lajmin

Shqiptarët duan ta zgjedhin vetë Presidentin. Në sondazhin e publikuar në Euronews Albania, 73% e të anketuarve janë përgjigjur se kreu i shtetit duhet të zgjidhet nga populli.

Të ankuetuarit gjithashtu nuk duan një president që vjen nga politika. Për thuajse 65% të të pyeturve, presidenti nuk duhet të vijë nga politika.

Preferenca që presidenti i ardhshëm të jetë grua është gati 2 herë më e lartë se sa të jetë burrë. Shqiptarët të pyetur direkt për gjininë e kreut të shtetit, rreth 31% duan që të jetë grua dhe 17,5% zgjedhin burrë. Për pjesën më të madhe (51,4%) , gjinia nuk përbën ndonjë ndryshim.

Gjetjet janë të anketës së barometrit në Euronews Albania, kryer nga MRB dhe Data
Centrum në nivel kombëtar në datat 25 Prill – 5 mars me 1000 intervista ballë për ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *