‘Presidenti i ri’, Idrizi: Është koha të fokusohemi në emra konkretë

Shpërndaje lajmin

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi ka deklaruar se palët politike tashmë duhet të fokusohen në emra konkretë, lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri.
Pas takimit me grupet parlamentare, Idrizi u shpreh se parimisht u dakordësua edhe me përfaqësues të Partisë Socialiste, që të ketë emra konkretë për postin e kreut të shtetit.
“Ne gjetëm një vullnet të mirë, vlen për t’u verifikuar kjo gjë, që nuk do kemi një president të zgjedhur në mënyrë të njëanshme apo thellësisht i anshëm nga mazhoranca. Patëm një dakordësi me përfaqësuesit e PS-së, që ka ardhur koha që të hyjmë në procesin e emrave konkretë. Shqiptarët kanë nevojë që kenë dhe të fokusohemi në emra konkretë. Të fillojmë të identifikojmë kandidaturat pa e paragjykuar njëri-tjetrin”, tha Idrizi.
Sipas tij, presidenti i ri duhet të jetë një person me eksperiencë politike.
“Duhet të jetë një person thellësisht me eksperiencë politike, është njeriu që përfaqëson unitetin e popullit. Një president i cili mbart edhe pjesën tjetër të konsensusit do ta luajnte shumë më mirë këtë rol, edhe në kushtet ku dihet shumë mirë se sot kemi prishje të balancave dhe ekuilibrave politikë”, deklaroi ai.
LEXONI GJITHASHTU

Negociata për presidentin, takime mes përfaqësuesve të grupeve parlamentare
PS nuk do të çojë propozim në raundin e parë për zgjedhjen e presidentit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *