Presidenti i Shqipërisë: Kosova në takimet ndërkombëtare, prioritet

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka deklaruar se për të Kosova është prioritet në takimet ndërkombëtare.
Ai ka thënë se situata e Kosovës duhet të zgjidhet duke respektuar marrëveshjet e Brukseli dhe duke zbatuar anekset e marrëveshjes së Ohrit.
“Nuk mund të mungojë Kosova në asnjë takim ndërkombëtarë. Për mua është prioritet i prioriteteve. Natyrisht jo se do dubloi drejtuesit e Kosovës, por unë bëjë punën time si president i Republikës së Shqipërisë dhe përgjegjësisë që kanë për shqiptarët kudo që ata jetojnë e punojnë. Takimet përveç Asamblesë së përgjithshme të OKB-së në fokus kanë qenë të lidhura edhe me çështjen e Kosovës”, tha ai.
Në një intervistë për RTK, Begaj ka njoftuar se në takimet që ka pasur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara kanë diskutuar edhe për situatën në Kosovë teksa sipas tij, e vetmja rrugë nga dalja e mosmarrëveshjeve është dialogu dhe se përmes zbatimit të marrëveshjeve të arritura përmirësohet situata aktuale, përcjell albinfo.ch.
Ndër të tjera, Begaj u shpreh se Shqipëria dhe Kosova duhet t’i bashkojnë forcat që të punojmë në drejtim të njohjeve të reja, që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare, pasi ai e konsideron këtë si çështje të fitores së qytetarëve të Kosovës.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *