Presidenti izraelit: Nuk është koha e duhur për të diskutuar zgjidhjen me dy shtete

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti izraelit, Isaac Herzog theksoi se Izraeli po përjeton një traumë dhe për këtë arsye nuk është koha e duhur për të diskutuar një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.
Ai theksoi se dhimbja e sulmeve të Hamasit në Izrael më 7 tetor, në të cilat u vranë rreth 1200 persona, është ende e freskët në mendjet e njerëzve.
“Ajo që unë dua të bëj thirrje është kundër thjesht të thënit të një zgjidhjeje me dy shtete. Pse? Sepse këtu ka një kapitull emocional që duhet trajtuar. Kombi im mban zi. Kombi im është i plagosur”, tha Herzog./

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *