November 29, 2021

Presidenti kinez  foli për ribashkim, Tajvani: E vendos vetëm populli

Shpërndaje lajmin

“Të vendosësh të ardhmen dhe zhvillimin e Tajvanit është e drejtë e 23 milionë banorëve të ishullit vetëm.” Kjo është përgjigja e Këshillit për Çështjet me Kinën ndaj ndërhyrjes së Presidentit kinez Xi Jinping për ribashkimin.

Tajvani, përsëritja Presidenti Tsai Ing-wen, “nuk do të dorëzohet” dhe do të mbrojë fuqishëm sovranitetin dhe sigurinë kombëtare duke u përpjekur për të “ruajtur paqen dhe stabilitetin”.

Herët në mëngjes, presidenti kinez Xi Jinping tha se Tajvani duhet të ribashkohet me Kinën. Xi shtoi se bashkimi duhet të arrihet në mënyrë paqësore, por paralajmëroi se populli kinez kishte një “traditë të lavdishme” të kundërshtimit të separatizmit.

Tajvani e konsideron veten një shtet sovran. Sidoqoftë, Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur. Pekini nuk ka përjashtuar përdorimin e mundshëm të forcës për të arritur bashkimin. g.v/

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *