Presidenti kthen ligjin për taksat: Sjell 500 milionë lekë humbje në buxhet, bie ndesh me Kushtetutën

Share

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për shqyrtim në Kuvend ligjin “Për taksat kombëtare”, pasi sipas tij bie ndesh me dispozitat kushtetuese.

Sipas Metës, ky ligj “ka si qëllim përjashtimin nga taksa e rentës minerare për mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare (ferrokromi, koncentratet e kromit dhe të bakrit), nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji deri në fund të vitit 2023 (pra për 3 vjet), dhe aplikimin e normës së rentës minerare në masën 1/3, për vitin 2024 e në vijim.

Projektligji është hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë pas propozimeve të depozituara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqata e Minierave të Shqipërisë dhe Shoqata e Bashkimit të Prodhuesve Shqiptare. Sipas praktikës parlamentare, ky ligj pritet që të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh, në të ardhurat dhe shpenzimet buxhetore.

Kësaj nisme i mungon transparenca që nga momenti që është propozuar, vlerësuar, analizuar kostot pozitive dhe negative në ekonomi për këtë nënsektor dhe për nënsektorët e tjerë, deri te formalizimi i propozimit”, thotë Presidenti.

Gjithashtu, në arsyetimin e kthimit të ligjit, Meta thotë se ai dëmton hapur interesin publik dhe pasurinë kombëtare dhe “bën një trajtim të favorizuar fiskal të një dege të industrisë në raport me degët e tjera”.

“Për sa më sipër, përveç humbjeve të të ardhurave në buxhet, dhe diferencimit fiskal mbi baza klienteliste, ndryshimi i propozuar cenon shfrytëzimin me objektivitet të pasurisë kombëtare e cila nëse konsumohet në këtë mënyrë, pa vjelë ato të mira që i takojnë gjithë shoqërisë, konsiderohet shpërdorim flagrant i saj”.


Share

Komente