Presidenti ukrainas në Stokholm: Konfirmohet dhurimi i aeroplanit Gripen

0
Shpërndaje lajmin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është takuar me kryeministrin suedez, Ulf Kristersson, familjen mbretërore dhe zyrtarë të tjerë të atij vendi, në Suedi, vendin që braktisi politikën e saj të gjatë të mosangazhimit ushtarak për të mbështetur Ukrainën me armë dhe ndihma të tjera në luftën e saj kundër Rusisë, përcjell albinfo.ch.

Sipas njoftimit, Suedia ka ofruar rreth 1.7 miliardë euro mbështetje ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë njësi artilerie Archer, tanke Leopard 2, automjete luftarake të këmbësorisë CV-90, granatahedhës, armë antitank, pajisje për pastrimin e minave dhe municione.
Presidenti Zelensky njoftoi se ishte folur edhe për një tjetër makineri të fortë suedeze – aeroplanin Gripen.
“Kjo është krenaria e Suedisë. Dhe, jam i sigurt se Gripen mund ta bëjë lirinë tonë shumë më të sigurt dhe më të arritshme. Testet e provës së ‘Gripen’ tashmë kanë filluar me pjesëmarrjen e ukrainasve – pilotëve tanë”, tha Zelensky.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ihor Klimenko, ka thënë se kur Zelensky arriti në Suedi, një sulm raketor rus vrau gjashtë persona dhe plagosi 36 në qendër të Chernihiv, kryeqyteti rajonal i provincës veriore të Ukrainës me të njëjtin emër, teksa në anën tjetër Zelensky dënoi sulmin, për të cilin ai tha se goditi ndërtesa, duke përfshirë një teatër dhe një universitet.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *