Presidentja e Hungarisë jep dorëheqje, për shkak të presionit publik

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dhënë sot dorëheqje për shkak të presionit publik që i është bërë, pasi fali një person që mori pjesë në mbulimin e një rasti pedofilie.
Opozita hungareze pati filluar mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e saj, fushatë të cilës ju bashkuan edhe persona të famshëm. Këshilltarë të saj kanë dhënë dorëheqjen para disa ditëve teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban ka thënë se qeveria do të bënte disa ndryshime kushtetuese për të parandaluar falje të ngjashme në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.
Novak përmes një video-mesazhi i është drejtuar popoullit hungarez duke lajmëruar dorëheqjen.
“Sot iu drejtohem për herë të fundit si presidente e shtetit. Po jap dorëheqjen nga posti i presidentes së Republikës së Hungarisë”, ka thënë Novak.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, vendimi i saj do të duhet të konfirmohet nga parlamenti dhe presidenti i ri i Hungarisë do të zgjidhet nga parlamenti brenda 30 ditëve nga përfundimi i mandatit të presidentit të mëparshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *