Presidentja e KE-së në RMV: S’ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja

0
Shpërndaje lajmin

“Nuk ka dyshim, gjuha maqedonase është e juaja dhe ne e respektojmë”. Kështu deklaroi presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen në fjalën e saj në parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
“I dëgjova me kujdes shqetësimet për gjuhën dhe identitetin. Nuk ka dyshim se gjuha maqedonase është gjuha juaj dhe ne e respektojmë këtë plotësisht. Për këtë shkak, në propozimin francez qëndron ‘gjuha maqedonase, pa kualifikime nga Bashkimi Evropian. Propozimi e respekton gjithashtu edhe identitetin tuaj. Parimi i vetëvendosjes është me rëndësi të veçantë për ne. Mund të llogarisni te unë si kryetare e Komisionit Evropian se do të sigurohem që procesi i anëtarësimit të respektojë parimet dhe standardet evropiane”, u shpreh zyrtarja e lartë e BE-së.
Ajo shtoi se propozimi francez për zgjidhjen e situatës me Bullgarinë, respekton identitetin e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.
“Propozimi respekton identitetin tuaj kombëtar. Para i vetë-identifikimit është i rëndësishëm për secilin prej nesh. Ju mund të mbështeteni tek unë si Presidente e KE-së për të siguruar se procesi i anëtarësimit do të respektojë rreptësisht parimet dhe standardet europiane. Shoqëria juaj është një shoqëri e suksesshme multietnike dhe e reflekton moton e BE-së”, u shpreh presidentja e KE-së, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *