Presidentja e Komisionit Evropian takon kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në kuadër të qëndrimit në Greqi ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në fokus të bisedës ishte depërshkallëzimi i tensioneve në veri.
“Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kurti nevojën për të depërshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkroi ajo në Twitter.
“Është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor të jetë më afër BE-së”, theksoi von der Leyen.
 
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *