Presidentja e Kosovës uron Gjermaninë për Kupën e Botës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Gjermaninë për fitoren e Kupës së Botës, në Kampionatin Botëror të basketbollit. Në ndeshjen finale të zhvilluar sot, gjermanët fituan kundër Serbisë.
Duke shpërndarë postimin e “FIBA Basketball World Cup 2023”, përmes një postimi në Twitter, Osmani ka uruar gjermanët, përcjell albinfo.ch.
Postimin ajo e fillon me ”Weltmeister“, nga gjermanishtja – kampion bote.
”Urime miqve tanë gjermanë për një fitore vërtet të merituar dhe historike të Kupës së Botës“, ka shkruar ajo.
Weltmeister!
Congratulations to our German friends for a truly well-deserved and historic World Cup victory! https://t.co/ZfQOU9t6e8
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 10, 2023