Presidentja Osmani bisedon me homologun gjerman, kërkon përkrahjen për anëtarësim në KiE

0
Shpërndaje lajmin

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në prag të takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës ka folur me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në KiE, përcjell albinfo.ch.
Presidentja Osmani në një postim në platformën X thotë se në bisedën me homologun gjerman ka theksua rëndësinë për përfundimin me sukses të këtij procesi.
“Dje fola me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, për të diskutuar anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës.
Theksova rëndësinë për përfundimin me sukses të këtij procesi, për të siguruar që të gjithë qytetarët tanë të përfitojnë sa më shpejt nga instrumentet e Këshillit.
Anëtarësimi ynë nuk do të ishte vetëm një fitore për të drejtat e njeriut në Kosovë, por edhe një fitore për kontinentin tonë dhe vlerat mbi të cilat ai qëndron fuqishëm”, shkruan Osmani.

Yesterday, I spoke with German President Frank-Walter Steinmeier to discuss Kosovo’s membership in the @CoE.
I emphasized the critical importance for the successful conclusion of this process, to ensure that all our citizens benefit from the Council’s instruments as soon as… pic.twitter.com/XB82jnDx9b
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 15, 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *