Presidentja Osmani falënderon deputetët evropianë për letrën ku kërkojnë heqjen e masave ndaj Kosovës
Sot, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar deputeten britanike Alicia Kearns dhe deputetët e tjerë evropianë, për iniciativën e ndërmarrë për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Thank you @aliciakearns & all other Chairs across Europe for your support.
Peace and security are the bedrock of a prosperous future for the entire WB.
Peace and security thrive when accountability and justice are put center stage.
The unjust measures against Kosovo must go! https://t.co/IefD1UI68K
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 13, 2023
Osmani ka shkruar “X” se masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen.
Kearns për letrën dërguar Borrellit dhe Lajçakut: Është koha që BE-ja të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
“Faleminderit Alicia Kearns dhe të gjithë Kryetarët e Komisioneve të Jashtme Parlamentare në të gjithë Evropën për mbështetjen tuaj.
Paqja dhe siguria janë themeli i një të ardhmeje të begatë për të gjithë Ballkanin Perëndimor.
Paqja dhe siguria lulëzojnë kur përgjegjësia dhe drejtësia vihen në qendër të vëmendjes. Masat e padrejta ndaj Kosovës duhet të largohen”, ka shkruar Osmani.