Presidentja Osmani: Heroi Agim Ramadani është simbol i përbashkimit

Shpërndaje lajmin

Në përvjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Agim Ramadanit, presidentja e vendit ka përkujtuar shembëlltyrën e tij.
“Heroi Agim Ramadani është simbol i lirisë, guximit dhe përbashkimit. Lirinë e portretizuar me vargje e brushë, e bëri realitet me angazhimin e tij në UÇK, duke qenë një ndër shtyllat e operacionit “Shigjeta”, me të cilin u thye kufiri ndërmjet Kosovës e Shqipërisë. Në 23-vjetorin e rënies, fjalët janë të pakta në krahasim me veprën e heroit të papërsëritshëm. Sot përkulemi para veprës së tij dhe e kujtojmë më respekt heroin që i dha kuptim dhe formë lirisë sonë”, ka shkruar presidentja Osmani në fjalën e saj përkujtimore.

Presidentja ka theksuar se Agimi e realizoi ëndrrën për lirinë që ne të jetojmë të lirë, falë tij e bashkëluftëtarëve.
“Çdo përvjetor do të na sjellë në vëmendje vlerën e lirisë, heroizmin dhe  pavdekësinë e tyre! Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Agim Ramadanin!”, ka thënë Osmani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.