January 23, 2022

Presidentja Osmani mban fjalimin vjetor në Kuvend

Shpërndaje lajmin

Bëhet e ditur se presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, sot iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.

Seanca ka nisur në orën 10:00.

Ndërkohë, Kuvendi do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme, duke filluar nga ora 11:00, në të cilën do të shqyrtohet për herë të dytë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022.

Kurse, pasdite nga ora 18:00 Kuvendi vazhdon seancën plenare të mbetur në gjysmë, ku do të shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 25, 26 nëntor dhe 6 dhjetor 2021.

“Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-067 për inspektimet, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-065 për produktet biocide, si dhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2020”, thuhet në njoftim.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *