Pretendimet për shkarkimin e drejtorit/ Eksperti çmonton akuzat

Share

Disa mësuese si Irena Avdulaj, Ida Shakaj, Migena Gjoni dhe Orjeta Balaj kanë shprehur ankesat e tyre për drejtorin, por ky i fundit shprehet se asnjë prej shqetësimeve të ngritur ndaj tij janë të pabaza dhe tregon dokumentet.

“Nga kontrollet e bëra nga unë kur kam qenë si drejtues i shkollës ajo (Mësuesja Ida Shakaj) ka qenë e papërgatitur dhe ajo ka pasur klasën e parë, ku gjysma e klasës kanë rezultuar ngelës dhe nuk dinin të lexonin”, thotë Duka.

Ndërsa për një mësuese tjetër ish-drejtori shton se ajo ka 18 vite në shkollë dhe nuk ka marrë asnjë kualifikim.

Në lidhje me këto mësuese rrëzohet ajo që thotë drejtoria e Fierit, pasi janë protokolluar ankesat dhe mësueset kanë bërë disa relacione për drejtorinë e shkollës. Ajo po ashtu ka thënë se  nuk mund të zhvillojë dot orën e mësimit dhe nxënësit përdorin fjalë banale”, thotë Duka duke shtuar se mësueset kanë bërë dhe plagjiaturë.

Po ashtu Aleksandër Duka shton se mësuesja e italishtes në planin e punës synon që të mësojë nxënësve anglisht. Në fund, Aleksandri është larguar nga puna pa paralajmërim, por vetëm me dy vërejtje dhe Drejtoria Rajonale Arsimore Profesionale nuk i ka pranuar asnjë dokument.

Nga ana tjetër Ndriçim Mehmeti shpjegon se shkresa e DRAP për zgjidhjen e kontratës është kontradiktore, pasi për shkarkimin e drejtorit nuk ka baza ligjore.

Së pari shkresa ka gabime të rënda të bazës ligjore. DRAP  thotë që i ka hequr vërejtje, duke i tërhequr vërejtje duhet që t’i lësh kohë që të shikosh punën për një periudhë të caktuar, të paktën 6 muaj”, thotë ndër të tjera Mehmeti./ tvklan.al


Share

Komente