Prilli, muaji kur Europa u përball me një rritje të inflacionit

Shpërndaje lajmin

Gjatë muajit prill shtetet europiane janë përballur me një rritje te çmimeve ndikuar nga Covid 19 dhe lufta.
Inflacioni do të vazhdojë të përshpejtohet në muajt e ardhshëm në Francë, duke ndikuar në besimin e familjeve dhe fuqinë blerëse.
Instituti Kombëtar i Statistikave beson se “mburoja tarifore” për gazin, energjinë elektrike dhe “zbritja e çmimeve të karburanteve” vendosur nga qeveria kanë kufizuar dëmin.
Me një normë prej 5.4%, Franca është më pak e prekur krahasuar me disa shtete fqinje të saj. Sipas Zyrës statistikore të Bashkimit Europian, Eurostat, normat vjetore kanë arritur rekorde javët e fundit në shumë vende.
Duke filluar nga Estonia, me 19%, e cila ka rritjen më të lartë në Europë në muajin prill, duke vuajtur veçanërisht nga rritja e çmimeve të energjisë si vendet e tjera baltike.
Nga rritja e çmimeve të lëndëve të para ndikohen edhe Holanda dhe Gjermania që janë fuqi eksportuese.
Lufta në Ukrainë ngre dyshime për mungesën e disa produkteve ushqimore, si vajrat bimore dhe drithërat, pasi Rusia dhe Ukraina janë ndër prodhuesit më të mëdhenj.
Por, është sektori i energjisë ai që po krijon më shumë tension, me një rritje prej 38% në prill për vendet e eurozonës.
Europa po përballet me çështjen e alternativave në rast të një embargoje totale ndaj gazit dhe naftës ruse.
Jashtë Europës probleme kanë edhe Fuqitë e Mëdha.
Shtetet e Bashkuara përjetuan në mars normën më të lartë të inflacionit në 40 vjet, ku shkaqet kryesore janë: çmimet e benzinës dhe mungesa e mallrave dhe e fuqisë punëtore.
Në Kinë, kurba e inflacionit po ndjek atë të epidemisë së Covid, ku vala e infeksioneve dhe politika zero-Covid kanë sjellë ndalesë në disa nga qytetet kryesore të vendit, si Pekini dhe Shangai./Euronews

Leave a Reply

Your email address will not be published.