Princ Harry e konfirmon në librin e tij: Më ndaluan ta merrja Meghan me vete kur mbretëresha po vdiste

Shpërndaje lajmin

Zbulimet në lidhje me përmbajtjen e librit të shumëpërfolur të Princit Harry me titull “Spare” bëhen gjithnjë e më shokuese. Siç zbulon Daily Mail, mbreti Charles nuk e donte bashkëshorten e Harry, Meghan, në Balmoral kur Elizabeth po vdiste
Diku tjetër në libër, Princi Harry thekson se babai i tij nuk donte që Meghan Markle të ishte e pranishme në momentet e fundit të jetës së mbretëreshës Elizabeth. Duka dhe Dukesha e Sussex ndodheshin në Londër kur shëndeti i Elizabeth u përkeqësua. Në fakt, çifti dukej gati për të udhëtuar në Kalanë Balmoral për të qenë në krah të Mbretëreshës.
Pak minuta pasi Buckingham Palace njoftoi përkeqësimin e shëndetit të Elizabeth, një përfaqësues i çiftit konfirmoi se ata do të fluturonin për në Skoci. Sussex-ët do të merrnin pjesë në WellChild Awards atë natë, por ndryshuan planet e tyre për të qenë me Elizabeth. Por pak më vonë pati një njoftim të ri në të cilin përmendej se Harry do të udhëtonte vetëm për në Balmoral. Tani përmes faqeve të librit zbulohet se babai i tij e kishte ndaluar shprehimisht të kishte Meghan Markle me vete.
Pra, Princi Harry udhëtoi për në Skoci me një avion privat, por në kohën kur ai mbërriti në Balmoral ishte tashmë tepër vonë pasi mbretëresha Elizabeth kishte dhënë frymën e saj të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *