Princi Çarls përlotet pas vizitës në spital tek i ati

Share

Princi i Uellsit është shfaqur i emocionuar dhe me lot në sy pas vizitës së tij në spitalin “King Edward VII”, ku u takoi babanë e tij, Dukën e Edinburgut, i cili qëndron i shtruar aty prej disa ditësh.

Çarles mbërriti në spitalin privat të Londrës pasdite dhe qëndroi me babanë e tij 99 vjeçar Filip për më shumë se një orë.

Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabet ndodhet në gjendje të përkeqësuar shëndetësore dhe po qëndron në spital prej së martës. Ai pritet që të mbahet në kontrollin e mjekëve dhe gjatë javës në vijim.

Princi Çarles është anëtari i parë i familjes mbretërore që viziton Filipin dhe mendohet se ai nuk ishte takuar me të prej dhjetorit, për shkak të rregullave kundër pandemisë.


Share

Komente