Prindër për herë të parë, zbulohet gjinia e fëmijës që po presin Arbenita dhe Fero

Share

Arbenita Ismajli dhe Fero kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë pak ditë më parë. Lajmin e bëri me dije vetë dyshja përmes një postimi në rrjete sociale, teksa publikuan foto nga ceremonia.

Përpos kësaj, u zbulua se çifti ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Madje, u publikua dhe një foto nga ceremonia e kurorëzimit, në të cilën shfaqej Arbenita me barkun e rrumbullakosur.

151259170 555226048722306 4346869107889966755 n 640x799 1

Edhe pse lajmet kanë qarkulluar prej ditësh, ata kanë vendosur të mos reagojnë. Së fundmi, burime të afërta pranë tyre kanë konfirmuar për “Prive” se Fero dhe Arbenita do të bëhen me një vajzë.


Share

Komente