October 14, 2021

Prishtina e sfidon të nxehtit këtë vit me ‘Akull n’verë’

Shpërndaje lajmin

Vera në Prishtinë këtë vit nuk do të jetë shumë e ngrohtë për gjithë ata që do të marrin pjesë në aktivitetin kulturor “Akull n’Verë”, shkruan Albinfo.ch

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar aktivitetin e ri kulturor që do të organizohet nga kryeqyteti e do të quhet “Akull n’verë”.

‘’Akull n’Verë organizohet për herë të parë në kryeqytet, pas sukseseve të gjashtë edicioneve më radhë të organizimeve në kuadër të Verë n’Dimër, dhe përqafimit të ngrohtë që qytetarët i kanë dhënë këtyre aktiviteteve. Akull n’Verë po ashtu ju ofron mundësi bizneseve të qytetit që të ofrojnë shërbimet e tyre në shesh, në shtëpizat e drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti” kryesisht tek amfiteatri me atmosferë, laramani e këtë herë shumë freski përgjatë sezonit të ngrohtë veror. Ky organizim përveç tjerash, ka për synim që të mbështes bizneset e vogla në kryeqytet edhe si pasojë e dëmeve nga pandemia’’, shkruan Ahmeti, përcjell Albinfo.ch.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *