January 17, 2022

Priten masa të reja në Zvicër për skijim

Shpërndaje lajmin

Me fillimin e sezonit të skive, operatorët e resorteve duan të dinë se çfarë masash mbrojtëse do të zbatohen, por Këshilli Federal nuk e ka shpallur ende vendimin e tij, lidhur me masat që do duhet të respektohen në skijim, transmeton albinfo.ch.

“Ne kemi nevojë për sigurinë e planifikimit,” tha për Neue Zurcher Zeitung Mario Bislin, CEO i Flumserberg Ski Lifts. “Në fund të fundit, ne duam t’u tregojmë mysafirëve tanë sa më specifikisht të jetë e mundur se si duhet të sillen në dhe jashtë shpateve”.

Shumë në industrinë e skive janë kundër kërkesës së certifikatës Covid që po debatohet aktualisht nga autoritetet.

“Një kërkesë për certifikatë është e pakuptimtë sepse nuk ndihmon”, tha Bislin, duke shtuar se “në kundërshtim me të gjitha frikat, asnjë vendpushim skish në Zvicër nuk është bërë një pikë e nxehtë”, gjatë sezonit të skive 2020.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *